Fjalë Kyçe

Manchester City synon një top-sulmues për vitin tjetër

Manchester City synon një top-sulmues për vitin tjetër

Gjiganti anglez dështoi të transferonte një sulmues këtë verë. Manchester City nuk arriti të transferojë gjatë merkatos së vërës Harry Kane përkundër ofertave të shumta, transmeton lajmi.net.

Sipas mediave angleze, ‘Citizens’ pritet që vitin e ardhshëm të nënshkruajë me një top-sulmues për një çmim të lartë.

Në listën e gjigantit anglez përveç Kane është edhe Erling Haaland dhe Kylian Mbappe.

Haaland vitin e ardhshëm do të ketë klauzolë të largimit prej 75 milionë euro në anën tjetër Mbappe pritet të jetë futbollistë i lirë pasi nuk dëshiron të rinovojë kontratën me Paris Saint-Germain.

Mbetet të shihet se cili nga këta sulmues do të kalojë në ‘Etihad’ vitin e ardhshëm.