Manchester United ka marrë një fitore të madhe në Old Traford përballë Brentfordit me rezultat të pastër 3-0.
Bruno Fernandes, Cristiano Ronaldo dhe Raphael Varane ishin autorët e golave për Djajtë e Kuq, që u kthyen te fitoret pas tri humbjeve pa shijuar triumfin.
Ishte qendërmbrojtësi francez, Raphael Varane që pati notën më të lartë në këtë sfidë ku ishte i pakalueshëm në mbrojtje derisa shënoi edhe golin e tretë.
Nota të mëdha morën edhe David De Gea, Cristiano Ronaldo e Bruno Fernandes, transmeton telegrafi.
Ndërkohë tek mysafirët nota më e lartë shkoi për Christian Eriksen, derisa më i dobëti në fushë ishte mbrojtësi i majtë Henry.