Sir Jim Ratcliffe është i gatshëm të zëvendësojë Erik ten Hag me përzgjedhësin e Anglisë, Gareth Southgate, dhe për këtë ka marrë mbështetjen e legjendave të Manchester United.
Daily Star raporton se Ratcliffe tashmë ka vendosur që Southgate është njeriu i duhur për të udhëhequr Unitedin në fushë.
71-vjeçari thuhet se ka marrë edhe mendimin nga legjendat e United të cilët janë pajtuar me këtë zgjedhje dhe tani është gati të bëjë një lëvizje për Southgate gjatë verës.
Southgate momentalisht është i fokusuar në kampanjën e Euro 2024 me Anglinë këtë verë, por kontrata e tij me ‘Tre Luanët’ skadon në dhjetor dhe ai i ka rezistuar një marrëveshjeje të re, përkundër insistimit të Federatës Angleze të Futbollit.
Ratcliffe ka besim se ai mund ta bindë Southgate që ta lë punën tek Anglia për të marrë drejtimin e United, sapo të mbarojë Kampionati Evropian.
Federata Angleze e Futbollit duan që Southgate të nënshkruajë kontratë të re deri pas përfundimit të Kupës së Botës 2026, por që anglezi ka refuzuar të marrë një vendim deri pas përfundimit të Euro 2024.
Për të marrë Southgate, United do të duhej të paguante një kompensim në vlerë prej 800 mijë eurosh, por gjithashtu shkarkimi i Ten Hag një vit para skadimit të kontratës, do të detyronte ‘Djajtë e Kuq’ të paguanin 10 milionë euro kompensim.