Fjalë Kyçe

Manchester United planifikon të bëjë Pogban lojtarin më të paguar në histori të Ligës Premier

Manchester United planifikon të bëjë Pogban lojtarin më të paguar në histori të Ligës Premier

Manchester United nuk dëshiron të heq dorë nga Paul Pogba edhe pse lojtari lidhet me një largim nga Djajtë e Kuq në këtë verë.

Skuadra angleze mbështetet ende në shërbimet e mesfushorit francez dhe dëshiron ta ketë në ekip edhe për edicionin 2021/22.

Paraqitjet e tij mbresëlënëse te Franca, ka bërë që Manchester United t’i ofrojë kontratë të re Pogbas.

Sipas asaj që raporton Sun Sport, United dëshiron ta bëjë francezin lojtarin më të paguar në histori të Ligës Premier.

Kontrata do të jetë për pesë vitet e ardhshme, derisa në javë lojtari do të fitojë plotë 467 mijë euro në javë.

Në total, Pogba i bije që të fitojë 121 milionë euro për pesë vite kontratë, e që do të ishte rekord në ligën angleze.