Ka filluar një vit i ri edhe për kombëtren e Roberto Mancini-t. Italia do të kthehet në fushë në mars për eliminatoret e Euro 2020: do të jetë një 2019-të e rëndësishme për të ardhmen e “axurrëve”.
Në një intervistë të dhënë për “Corriere dello Sport”, trajneri italian ka folur për punën e bërë deri tani me skuadrën dhe, natyrisht, për objektivat e ardhshëm që përfshijnë, ndoshta, edhe përjashtime të bujshme.
“Po mendoj duke menduar për të ardhmen: shikoj të rinjtë, i studioj, i përgatis dhe i bëj të luajnë. Mendoj se ndeshjet e fundit kanë krijuar një harmoni të mirë mes skuadrës dhe tifozëve pas një zhgënjimi të padurueshëm. Ka qenë e rëndë të shikoje një Botëror pa ne. Mendoj se kam ndërtuar një grup shumë të mirë, një Itali të veçantë dhe argëtuese. Jemi në gjurmët e kombëtares së netëve magjike të 1990-ës”.
Kur bëhet fjalë për lojtarë që mund t’i shërbejnë Italisë është e pamundur të mos flitet për Mario Balotelli-n. Mancini i ka idetë e qarta në lidhje me sulmuesin: “Unë kam bërë sa munda, shpresoj që të ndodhë diçka. Do të kthehet në kombëtare vetëm nëse do ta meritojë. Më ka dhënë shumë kur ka qenë i ri, si tek Inter-i, ashtu edhe te Manchester City. Në muaj e fundit ka bërë shumë pak. Por është 28 vjeç, ka kohë të mjaftueshme në dispozicion”.
Për një “SuperMario” që nuk bind ka një Fabio Quagliarella që po shënon shumë në Serinë A: “Në mars fillojnë eliminatoret e Europianit, nëse ai vazhdon të luajë kështu do ta grumbulloj menjëherë. E keni parë çfarë golash? Por Fabio, për shkak të moshës, duhet ta dijë se nuk mund të ketë një të ardhme me kombëtaren. Kjo vlen për të gjithë”.
Është herët për të folur, por çfarë e pret Mancini-n pas Italisë? Vetë trajneri ka thënë:”Të drejtoj Juventus-in? Në jetë kurrë mos thuaj kurrë për asgjë. Por nuk është ky momenti për të folurr për këtë: Italia është një pikëmbërritje për mua”.