Një komisionere ka njoftuar se në qendrën e votimit të njohur si “Sfeti Sava”, në veri të Mitrovicës, shumë qytetarë serbë po luftojnë deri 3-4 herë. Ajo ka treguar se kryesuesi është duke bashkëpunuar në këtë rast.
“Në qendrën e votimit ‘Aziz Sylejmani’ (e njohur si Sfeti Sava) në pjesën veriore të Mitrovicës, plotë qytetarë serbë janë duke votuar 2-3 herë apo edhe 3-4 herë. Unë jam komisionere tek dhënia dhe vulosja e fletëvotimeve dhe një shqiptare tjetër është tek kutia e votimit, kurse të gjithë komisionerët tjerë në tavolinë janë serb-folës”, ka shkruar Sara Xhaka në Facebok.
Ajo ka thënë se kryesuesi, që është serb po bashkëpunon në këtë aspekt. Dhe se nuk ka asnjë palë të tretë të vëzhguesve përveç dy vëzhgues të partive kosovare.
Ka thënë se as OSCE-ja, siç është pritur, nuk është aty, e as Demokracia në Veprim. “Unë bari nuk po ha, para syve të mi po vijnë të votojnë. Dy herë mund të përzihen, por 3-4 herë i njëjti, as maska nuk po ju nimon, se sytë shigjetë i kom”, ka shkruar Xhaka. “E ndala një grua se lash me votu, ju thashë ka votu më herë, ajo iku menjëherë se u tut, e këta serbët mbetën pa tekst”.
Ajo ka bërë thirrje të anulohen zgjedhjet në këtë qendër të votimit, ndërsa ka thënë se është e gatshme të dëshmojë edhe në gjykatë. KOHA ka biseduar edhe me një komisionere tjetër shqiptare e cila ka konfirmuar deklarimet e Sara Xhakes, ku përmend se një grua ka tentuar të votojë disa herë.
Ajo ka thënë se e kanë të ndaluar të flasin para kamerës, por tashmë komisioneret shqiptare janë duke qëndruar tek fletëvotimet dhe tek llampa ne mënyrë që të evitojnë keqpërdorimet
Ndërkaq, Policia në veri i ka thënë KOHËS se nuk ka informata lidhur me rastin e paraqitur nga Xhaka, kurse prani e policëve është parë vazhdimisht në qendër