Kosova dhe Serbia duhet të arrijnë një marrëveshje e cila nuk është e diktuar dhe ndikuar nga palët tjera.
Kështu po vlerëson ish-ambasadori amerikan në Beograd, Cameron Manter, i cili thotë se epilogu i negociatave mes Prishtinës dhe Beogradit varet vetëm nga këty dy të fundit dhe nga asnjë shtet apo fuqi tjetër botërore, transmeton lajmi.net.
Duke folur për agjencinë serbe të lajmeve, ‘Tanjug’, Manter jep mendimin e tij edhe për shkëmbimin e mundshëm të territoreve mes dy vendeve.
Sipas tij, një çështje e tillë është shumë e ndjeshme.
“…një çështje e tillë duhet të vendoset nga dy Qeveritë, ajo në Prishtinë dhe ajo në Beogrd, por gjithsesi kjo është një çështje shumë e ndjeshme dhe duhet të sigurohemi që jo vetëm Qeveritë, por edhe qytetarët e të dy shteteve janë gati për atë. Kjo është një pyetje e vështirë ku nuk të duhet vetëm aftësi negocimi, por edhe kurajo politike”, thotë ai.
Sipas tij, qëllimi nuk është tek kufijtë e të dy shteteve por tek një jetë më e mirë pas marrëveshjes që do të arrihet.
Ai tutje thotë se të dy liderët, Vuçiq dhe Thaçi procesin e dialogut duhet ta shohin si diçka që fitojnë e
Manter po ashtu thotë se në muajt e ardhshëm do të mbahen samite në të cilat do të jenë prezentë edhe Thaçi e Vuçiq, dhe të cilat sipas tij do të jenë shumë jetike për këshillat që do të jipen për çështjen e zgjidhjes përfundimtare.