Fjalë Kyçe

Maqedonci: Kosova do të jetë krah Ukrainës deri në fund

Maqedonci: Kosova do të jetë krah Ukrainës deri në fund

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, së bashku me Komandantin e FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, morën pjesë virtualisht në takimin e 18-të me radhë të Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës, udhëhequr nga Sekretari i Mbrojtjes i ShBA-së, Lloyd Austin III.

Fokusi i këtij takimi ishte vijimi i ofrimit të asistencës ushtarake në armatime, pajisje dhe trajnime për forcat e armatosura ukrainase nga vendet e këtij koalicioni.

Këshilltari kryesor i Zelenskyt tregon se cila është “situata në lidhje me kundërofensi…MPJ: Evakuohen nga Gaza tre shtetas të RMV-së të cilët më parë me dëshirë kanë qëndruar…Interi pa dy yjet e skuadrës në udhëtimin e vështirë te FiorentinaI ofroi ryshfet 50 euro një zyrtari policor për të kaluar kufirin në Han të Elezit, arr…Në arrest shtëpiak që prej 30 dhjetorit, Sali Berisha bën ecje në verandë

Të 54 shtetet anëtare të këtij grupi, ndër të cilët edhe Kosova, e konfirmuan edhe një herë mbështetjen e plotë për Ukrainën, që po vazhdon të përballet me agresionin rus.

“Në luftën e saj përballë agresionit rus, Ukraina dhe populli ukrainas nuk janë të vetëm. Shtetet demokratike do t’i qëndrojnë pranë Ukrainës dhe ushtrisë e popullit të saj, sepse ata po luftojnë në të drejtën e tyre. E krah tyre dhe aleatëve të saj, do të jetë edhe Kosova, deri në fund”, theksoi me këtë Maqedonci