Fjalë Kyçe

Maqedonia e Veriut debuton sot në Kampionatin Evropian

Maqedonia e Veriut debuton sot në Kampionatin Evropian

Sot zhvillohet ndeshja mes Kombëtarës së Austrisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Ndeshja mes Austrisë dhe Maqedonisë së Veriut, do të luhet sot nga ora 18:00, raporton lajmet.

Përballja mes këtyre dy Kombëtareve do të zhvillohet në stadiumin “Arena Nationala” të Bukureshtit, në kuadër të Grupit C të “Euro 2020”.

Kjo ndeshje do të jetë ndeshja debutuese e maqedonëve në histori të Kampionatit Evropian.

Pjesë e Maqedonisë së Veriut janë edhe futbollistët shqiparë: Visar Musliu, Egzon Bejtulai, Ezgjan Alioski Arijan Ademi, Enis Bardhi, Ferhan Hasani.