Fjalë Kyçe

Maqedonia e Veriut paralajmëron zbutjen e masave në fillim të muajit maj

Maqedonia e Veriut paralajmëron zbutjen e masave në fillim të muajit maj

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe paralajmëroi se muajin e ardhshëm në maj, pas festave do të fillojë zbutja e masave në vend kundër coronavirsit.

“Unë besoj se në fillim ose në mes të majit do ta rikthejmë jetën në funksion”, tha Filipçe.

Ai përsëriti se masa të rrepta do të zbatohen për Pashkët gjatë fundjavës, domethënë do të kemi një fundjavë karantine, ndërsa pastaj Qeveria do të diskutojë më tej për të qetësuar gradualisht masat kufizuese./Telegrafi