Fjalë Kyçe

Maqedonia në gjendje kritike, shënon numër rekord të rasteve me Covid-19

Maqedonia në gjendje kritike, shënon numër rekord të rasteve me Covid-19

Ministri i Shëndetësisë në ‘Facebook’ shkroi se “për fat të keq, deri sot kemi numrin më të madh të të vdekurve, 22 pacientë humbën luftën me coronavirusin”.

“Regjistruam numër rekord prej 30% të pacientëve të testuar, dhe gati 600 pacientë ndodhen të hospitalizuar në repartet infektive në vend. Gjendja me virusin është serioze dhe kritike, trysnia ndaj spitaleve dhe personelit mjekësor është i madh”, shkruan Filipçe, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Ju lutem që të kuptohet shumë seriozisht. Nga Secili prej nesh varet se si do ta kalojmë këtë valë. Pres menjëherë edhe në procedurë të shkurtuar që të miratohen të gjithat masat dhe ndryshimet ligjore”, shkruan mes tjerash Filipçe./Telegrafi/