Fjalë Kyçe

Maqedonia nuk gjen qetësi, tërmet tjetër godet vendin

Maqedonia nuk gjen qetësi, tërmet tjetër godet vendin

Sërish ka pasur një dridhje në pjesën perëndimore të Maqedonisë së Veriut.

Tërmeti ka ndodhur në ora 16:43, ndërsa fuqia ka qenë 4 ballë.

Epiqendra raportohet të ketë qenë 14 kilometra larg Gostivarit.

Ndryshe, Maqedonia është goditur sot nga disa tërmete të njëpasnjëshme. Në pesë shtete të Ballkanit janë ndjerë lëkundjet e tërmetit të fuqishëm që goditi vendin rreth orës 15:30.

Tërmeti sipas të dhënave të para ishte i fuqisë 5.2 shkallë me epiqendër Mavrovën e Maqedonisë.

Shtetet që janë afektuar nga lëkundjet ishin Maqedonia, Kosova, Shqipëria, Mali i Zi dhe Greqia.

Lëkundje të fuqishme janë ndjerë sidomos në jug të Kosovës.