Fjalë Kyçe

Maqedonia shënon 4 të vdekur dhe 141 raste të reja me koronavirus në ditën e fundit

Maqedonia shënon 4 të vdekur dhe 141 raste të reja me koronavirus në ditën e fundit

Katër persona kanë vdekur si pasojë e koronavirusit në Maqedoninë e Veriut në 24 orët e fundit, ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë në këtë vend.

Nga 2006 testime të kryera në 24 orë janë regjistruar 141 raste të reja.

Maqedonia e Veriut deri tash ka regjistruar 12653 raste pozitive, ndërsa ka 2991 raste aktive. 539 persona kanë humbur betejën me COVID-19.

Kosova dhe Maqedonia e Veriut janë dy nga vendet më të prekura në rajon me koronavirus.