Fjalë Kyçe

Maqedonia shënon shumë raste të vdekjeve nga Covid-19

Maqedonia shënon shumë raste të vdekjeve nga Covid-19

Ministria e Shëndetësisë bëri të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 12 vdekje si pasojë e coronavirusit.

Prej pacientëve të vdekur tre janë nga Shkupi (67, 68 dhe 52 vjet), një nga Kumanova (27), tre nga Prilepi (81, 82 dhe 49 vjet), dy nga Tetova (87 dhe 77 vjet), një nga Manastiri (84), një nga Kavadari (67) dhe një nga Gostivari (65), njofton Telegrafi Maqedoni.

Po ashtu sot Instituti për Shëndet Publike (ISHP) regjistroi 283 pacientë të shëruar.

Që nga fillimi i epidemisë në Maqedoni me COVID-19 janë diagnostifikuar 31.572 pacientë, ku prej tyre 20.731 janë shëruar dhe 994 kanë humbur jetën. Momentalisht në Maqedoni ka 8.587raste aktive me COVID-19.