Maqedonia Veriore sot e ka ndaluar importin dhe transitin e derrave, mishit të derrit dhe produkteve të këtij mishi nga Serbia.
Sipas një deklarate të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë në Maqedoninë Veriore, vendimi erdhi pasi u regjistruan disa raste të dyshuara për ethe të derrit në rajonin e Beogradit dhe Smederevës.
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, për të qenë e saktë, ka nxjerrë një vendim që ndalon importin në Maqedoninë Veriore dhe kalimin transit të derrave nga Serbia.
Organizata Botërore për Mbrojtjen e Shëndetit të Kafshëve e ka vendosur sot Serbinë në listën e vendeve që kanë raportuar raste të etheve të derrit që dyshohet se janë murtaja afrikane.