Për të qetësuar fansat e tij dhe të gjithë ata që e duan me shpirt, ka menduar vetë ai.
Diego Maradona me postim në Facebook ka bërë me dije se gjendja e tij shëndetësore është e mirë, pavarësisht shtrimit në një klinikë pasi kishte një emoragji gastrike.
“Dua t’iu falënderoj për të gjitha mesazhet e përkrahjes, por jeni shqetësuar pa motiv, dua t’iu bëj me dije që nuk ka ndodhur asgjë dhe që jam mirë”, shkruan Maradona në Facebook duke qetësuar të gjithë fansat e tij.