Roberto Moreno do të udhëheq Spanjën në ndeshjen e parë zyrtare, si elektor, kundër kombëtares së Rumanisë.
Në këtë ndeshje, Spanja pritet të bëjë një tjetër hap të madh drejt kualifikimit në Kampionatit Evropian 2020, përcjell lajmi.net.
Me katër fitore në po aq ndeshje, është thuajse e sigurt pjesëmarrja e Spanjës në Evropianin e ardhshëm. Por, cilat do të jenë dilemat e trajnerit për këtë evropian. ‘Marca’ ka renditur këto probleme, duke filluar nga portieri.
1: Portieri: Kepa Arrizabalaga apo David de Gea.
2: Partneri i Sergio Ramos për qendrën e mbrojtjes.
3: Ndihmësi i Sergio Busquets.
4: Rodrigo dhe pjesa e sulmit.
Mbetet të shihet se si Moreno do t’i përballoj të gjitha këto ‘probleme’ tek ‘Stuhia e Kuqe’.