Pavarësisht problematikave që paraqet respektimi i Fair Play-t Financiar, Paris Saint Germain nuk ka ndërmend të ndalet në merkato.
Sipas të përditshmes spanjolle “Marca”, klubi francez ka bërë gati një ofertë faraonike, për të marrë nga Ajaxi dy futbollistët e talentuar holandezë, De Ligt dhe De Jong.
Po sipas të përditshmes spanjolle, klubi i kryeqytetit francez ka ofruar plot 150 milionë euro për kartonët e të dy lojtarëve, që po spikatin me paraqitjet e tyre.
Vlen të theksohet se konkurrenca e PSG-së në këtë rast është shumë e fortë, pasi për futbollistët ka oferta nga Barcelona, Reali i Madridit, Manchester City, Interi, etj.