Fjalë Kyçe

“Marca”, Reali duhet të presë deri në verë për Hazardin

“Marca”, Reali duhet të presë deri në verë për Hazardin

Ylli i Chelseas, Eden Hazard mbetet objektiv i Real Madridit.

“Los Blancos” janë të vetëdijshëm se transferimi i belgut nuk mund të ndodh gjatë këtij dimri, mirëpo, sipas medieve spanjolle, madrilenët në verën që vjen do të nisi fushatën në adresë të londinezëve për blerjen e Hazardit.

Ylli belg prej kohësh është cak i gjigantit spanjoll, madje, edhe vet lojtari ditë më parë deklaroi se i pëlqen fanella e skuadrës “merenguese”.

Sipas “Marca” Real Madridi do të presë deri në verën e ardhshëm për transferimin e mundshëm te Hazardit.