Fjalë Kyçe

Marca zbulon se ku do të zhvillohet ndeshja Spanjë-Kosovë

Marca zbulon se ku do të zhvillohet ndeshja Spanjë-Kosovë

Gazeta e njohur spanjolle, Marca, ka shkruar për ndeshjen e futbollit në mes të Spanjës dhe Kosovës. Ndeshja do të luhet më 31 mars, ndërsa Federata spanjolle nuk ka zyrtarizuar ende vendin se ku do të luhet takimi eliminator për Botërorin 2022.

Spanja nuk e njeh shtetin e Kosovës dhe ka pasur raportime për mundësinë që ndeshja të luhet në terren neutral. Por autoritetet spanjolle po punojnë që ndeshja të luhet në territorin e Spanjës. Këtë e ka bërë të ditur Marca të dielën.

Menjëherë pas shortit, nga Qeveria e Spanjës kanë thënë se sportin duhet ndarë me politikën.

Por Federata e Futbollit të Spanjës ka shprehur brenga për atë se a mund të luhet ndeshja në Spanjë.

Këshilli i Lartë i Sportit ka shprehur vullnetin që ndeshja të luhet në Spanjë, pasi të tri palët e përfshira të përcaktojnë të gjitha detajet në një takim të fundit. Pos Federatës dhe Këshillit të Lartë të Sportit, palë është edhe Ministria e Punëve të Jashtme.