Fjalë Kyçe

Marcello Lippi tregon se cili lojtar i duhet Juventusit

Marcello Lippi tregon se cili lojtar i duhet Juventusit

Trajneri i njohur italian Marcello Lippi ka lavdëruar tej mase yllin e Ajaxit De ligt, i cili pritet të zyrtarizohet te skuadra e Juventusit, shkruan Gazeta Alo.

“Besoj se blerja më e mirë për Juven do të ishte De Ligt. Mendoj se ai është me të vërtetë i mirë. Fizikisht të imponon dhe ka inteligjencë të madhe futbollistike, i jep skuadrës një ekuilibër të mirë, teknikisht është i mirë dhe gjithashtu shënon shumë gola.

“Nuk ka nevojë për krahasime, por kam parë shumë mbrojtës të mëdhenj, si Nesta, Baresi, Maldini, Ferrara, Cannavaro dhe Materazzi. Por kurrë nuk kam parë ndonjë mbrojtës të tillë në moshën e tij.

‘Juve me De Ligt do të bënte një përmirësim në kualitet, duke e vendosur atë pranë Chiellinit dhe Bonuccit do të ishte çelësi për të bërë një Juventus edhe më të fortë. Do të ishin në gjendje të arrinin cdo objektiv, madje edhe Championsin.” ka deklaruar Marcello Lippi. /Gazeta Alo