Fjalë Kyçe

Marcelo Bielsa bën një tjetër çmenduri – fton një futbollist amator tek përfaqësuesja e Uruguait

Marcelo Bielsa bën një tjetër çmenduri – fton një futbollist amator tek përfaqësuesja e Uruguait

Marcelo Bielsa pritet të bëjë një lëvizje e cila i ka shokuar të gjithë tifozët e futbollit, duke ftuar në përfaqësuesen e Uruguait një lojtar amator për miqësoren ndaj Kosta Rikës më datë 31 maj.

Ish-trajneri i Leedsit mori drejtimin e Uruguait vitin e kaluar, dhe deri më tani ka fituar gjashtë nga dhjetë ndeshje sa i ka zhvilluar gjithsej.

‘La Celeste’ do të marrin pjesë në edicionin e sivjetëm të Copa Americas dhe tashmë kanë filluar përgatitjet për këtë garë duke aranzhuar një miqësore ndaj Kosta Rikës.

Lajmi befasuses që ka rrjedhur është se Bielsa do ta ftojë një lojtar amator për këtë ballafaqim.

TNT Argentina raporton se Bielsa po planifikon që t’i jap mundësinë Ëalter Dominguez që të përfaqësojë shtetin e tij.

Dominguez, një sulmues 24-vjeçar që luan për ekipin amator të Juventud de Sorianos, ka qenë në një formë të mirë së fundmi duke shënuar 38 gola në 19 ndeshje.

Lista prej 21 lojtarëve që do të bëhet e ditur do të përmbajë emra si Darwin Nunez dhe Federico Valverde.

Bielsa nuk do të mund të ftojë lojtarë nga klubet e elitës uruguaiane siç janë Nacional, Penarol, Liverpool, Racing dhe Danubia, për shkak të angazhimeve të tyre në Copa Libertadores dhe Copa Sudamericana.

Kjo do të thotë se Dominguez, një lojtar i niveleve amatore, do të marrë mundësinë që të luajë për Uruguain dhe këtë ta bëjë përkrah yjeve të futbollit evropian.