Fjalë Kyçe

Marcelo e njofton Real Madridin se dëshiron të kalojë në Juventus

Marcelo e njofton Real Madridin se dëshiron të kalojë në Juventus

Mbrojtësi i Real Madridit Marcelo dëshiron t’i bashkohet Cristiano Ronaldos në Juventus, sipas Ok Diarios.

Braziliani është i etur të ribashkohet me ish-bashkëlojtarin e tij dhe sipas gazetës spanjolle, ai tashmë e ka informuar klubin për dëshiron e tij.

“Nëse Juventusi më bën ofertë, ju lutem më lejoni të shkoj”, thuhet t’i ketë thënë Marcelo drejtuesve të Real Madridit.

Ai nuk do të largohet nga kryeqyteti spanjoll në janar, por transferimi i tij në Torino mund të kompletohet në afatin kalimtar veror.

Juve së fundmi ia zgjati kontratën yllit skuadrës, i cili luan në krahun e majtë, Alex Sandros, por braziliani ka admirues nëpër Evropë dhe largimi i tij nga Serie A ende është i mundur.

Ndërkohë, dje e përditshmja tjetër spanjolle, AS, raportoi se Ronaldo është duke e bërë të pamundurën ta bindë Marcelon t’i bashkohet atij në Juventus.