Marcelo ende nuk e di se çfarë do të ndodhë me të ardhmen e tij.
Trajneri i Real Madridit, Santiago Solari, ka filluar të bëjë ankesa ndaj Marcelos, pasi që ka shtuar peshë.
Mbrojtësi brazilian nuk është i lumtur me situatën e krijuar në klub, andaj po e mendon largimin në afatin e verës, përcjell lajmi.net.
Marcelo është duke u kërkuar nga Juventus, pasi që edhe Cristiano Ronaldo e do ribashkimin me të.
Braziliani me shumë gjasë do të kalojë në Torino, por që jo edhe për shumë gjatë, duke ditur moshën e tij, 31-vjeçare.