Në minutën e 74-t të ndeshjes mes Realit dhe CSKA-së së Moskës pati një episod interesant që përfshiu mbrojtësin Marcelo dhe mesfushorin Isco.
Ky i fundit deri në atë moment u fërshëllye nga tifozët për shkak të gabimeve që bëri në fushën e lojës.
Gjithsesi në momentin kur mbrojtësi brazilian u largua nga fusha për t’i lënë vendin Carvajal-it, shkoi t’i jepte shiritin e kapitenit. Isco e refuzoi dhe tha se duhet t’ia jepte mbrojtësit, i cili sapo do futej në fushë.
“Shkova t’ia jepja shiritin Iscos. Nuk e di pse e refuzoi. Më tha që t’ia dorëzoja Carvajal-it”, tha Marcelo, i cili u tregua kritik për ndeshjen dhe rezultatin.
Gazeta “Marca”, në fakt, ka zbuluar se ka pasur një pakt mes Iscos dhe Carvajal-it, që shiritin e kapitenit ta merrte ky i fundit.