Fjalë Kyçe

Marcelo vjen me një rrëfim të çmendur

Marcelo vjen me një rrëfim të çmendur

Ylli brazilian i Realit vjen me një rrëfim interesant, shkruan Gazeta Alo.

Marcelo: “Kur isha 16 vjeç mësova se çfarë ishte Champions League. Isha në një lokal në Rio de Zhaneiro dhe disa djem po shihnin një ndeshje në TV. Ishte Porto-Monaco. Fusha e blertë, aq e pastër, drita, shumë spektatorë. Fantastike ajo pamje. Ngjante si një ndeshje nga një tjetër planet. 10 vite më pas, në një finale Champions, shënova unë.

Jam një mbrojtës i çmendur, më pëlqen të sulmoj. Në kohën kur nisa te Reali, luaja në një krah me Cannavaron. Më thoshte: “Dil përpara, vazhdo sulmo. Hiq këpucët dhe shlodhu po deshe. Mendoj unë për gjithçka mbrapa”

Roberto Carlos ishte idhulli im. Në fund të stërvitjes time të parë m’u afrua dhe më tha: merre numrin tim të telefonit, për çdo gjë më ke në dispozicion

Në fund të sezonit të parë te Reali, drejtori sportiv më mori në zyrë dhe më tha: dëgjo, kemi menduar të huazojmë diku. Duhet të firmosësh këtu te kjo letra. Mendova me vete: duhet të më detyrojnë me ndonjë vrasës me pagesë që të firmos, ndryshe unë Realin nuk e lë kurrë.” /Gazeta Alo