Fjalë Kyçe

Marku pas fitores: Faleminderit Zotit për çdo gjë, ky është vetëm fillimi

Marku pas fitores: Faleminderit Zotit për çdo gjë, ky është vetëm fillimi

Boksieri shqiptar, Florian Marku ka triumfuar ndaj kundërshtarit ukrainas Maxim Prodan, në meçin që u zhvillua për 10 raunde.

Të dy boksierët nuk u dorëzuan deri në fund, ndërsa në vendimin që u morë nga gjyqtarët, fitoren e mori Florian Marku.

Marku ka reaguar pas ndeshjes përmes një postimi në Facebook, ku tha se ky është vetëm fillimi, dhe i falënderoi të gjithë për përkrahjen, njofton Klankosova.tv.

“Faleminderit Zotit për çdo gjë. Ky është fillim, faleminderit nga zemra për të gjithë përkrahjen”, ka shkruar Marku.