Fjalë Kyçe

Marku ‘provokon’ kampionin Conor Benn: Unë nuk jam si ai që zgjedh njerëz që kanë humbur shtatë herë

Marku ‘provokon’ kampionin Conor Benn: Unë nuk jam si ai që zgjedh njerëz që kanë humbur shtatë herë

Florian Marku ka triumfuar mbrëmë ndaj boksierit britanik, Rylan Charlton.

Marku e fitoi këtë meç me një nokaut klasik, duke detyruar stafin e kundërshtarit që ta hedhin peshqirin, shkruan IndeksOnline

Por, Marku pas meçit ka goditur rëndë kampionin e boksit Conor Benn me një deklaratë.

“Unë nuk jam si Conor Benn, i cili zgjedh njerëz që kanë humbur gjashtë, shtatë, tetë herë”, tha Marku për Sky Sports.

“Jo, kundërshtarët e mi janë të pamposhtur. Ata nuk e japin humbjen e tyre lehtë”.

“Unë jam me të vërtetë i lumtur për fitoren time,” tha Marku.