Fjalë Kyçe

Marotta me disa ndryshime te Interi

Marotta me disa ndryshime te Interi

Inter do të bëjë disa ndryshime të mëdha me të përfunduar ky sezon.

Që nga Luciano Spalletti e deri tek stafi teknik, Inter do të bëjë disa ndryshime.

Skuadra italiane i ka bërë me dije trajnerit të tyre që bën mirë ta fitojë ndonjë trofe në këtë sezon ose do të shkarkohet, përcjell lajmi.net.

Beppe Marotta nuk e pëlqen Spallettin, andaj i ka vendosur një ultimatum atij.

Inter nuk është në formë të mirë në këtë sezon, andaj vështirë se mund të fitojë një trofe në këtë kampanjë.

Marotta do ta shkarkojë Spallettin, duke e zëvendësuar atë me Antonio Conten që aktualisht është i papunë dhe që është i gatshëm të transferohet te Interi.