Fjalë Kyçe

Marotta zbulon vendimin final të Interit për Perisicin

Marotta zbulon vendimin final të Interit për Perisicin

Beppe Marotta ka përjashtuar mundësinë e largimit të sulmuesit Ivan Perisic.

Drejtori i përgjithshëm i Interit, Beppe Marotta ka përjashtuar mundësinë e largimit të sulmuesit Ivan Perisic.

Reprezentuesi kroat ka kërkuar të largohet nga klubi në ditët e fundit të afatit kalimtar të janarit.

Por, Marotta ka theksuar se nuk ekzistojnë kushtet për shitjen e tij.

“E kemi dëgjuar dëshirën e Perisic”, deklaroi ai për “Rai 1”, transmeton lajmi.net.

“Por, duhet të llogarisim ofertat nga klubet e interesuara për blerjen e tij dhe vlerën që përfaqëson investimi i bërë kohë më parë nga Inter”, shtoi Marotta. Perisic së fundmi kishte zgjuar interesim nga Arsenal.