Fjalë Kyçe

Marrëveshja e Barcelonës me Spotify: 70 milionë euro në sezon për katër vjet

Marrëveshja e Barcelonës me Spotify: 70 milionë euro në sezon për katër vjet

Ekspertët besojnë se Barcelona ka arritur një marrëveshje me Spotify që mund të shohë klubin katalanas të fitojë 70 milionë euro në sezon gjatë katër viteve të ardhshme.

Marka do të shfaqet para fanellave të meshkujve dhe femrave, si dhe para kompleteve të tyre stërvitore, me Spotify që do të marrë gjithashtu të drejtat e emrit të Camp Nou, shkruan Marca, transmeton Klankosova.tv.

Barcelona ende nuk i ka konfirmuar shifrat e sakta, por EFE ka konsultuar ekspertë të cilët besojnë se kjo marrëveshje është ajo që klubi duhet të presë pas shpërthimit të COVID-19 dhe largimit të Lionel Messit nga Blaugranët.

Kjo është hera e parë në histori që një markë fiton të drejtat e emërtimit të stadiumit të Barcelonës, i cili do t’i nënshtrohet rinovimit në vitet e ardhshme.