Pas arritjes së marrëveshjes për targa mes Kosovës dhe Serbisë ka reaguar shtruesi i detyrës së kryetarit të OVLUÇK-së, Faton Klinaku.
Pëmres një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Klinaku ka thënë se nuk ka pasur nevojë të negociohet për pikën e cila parasheh vendosjen e KFOR-it në të dyja pikat kufitare me Serbinë.
“Në marrëveshje, as nuk po shoh republikë e as territor, por vetëm palët Beogradi e Prishtina. Këso marrëveshje janë bërë edhe më herët, por zgjidhje të problemit nuk ka pasur. Për futje të KFOR-it në pikat kufitare, nuk ka pasur edhe nevojë të bisedohet në Bruksel.”,ka shkruar ai.
Më poshtë gjeni postimin e plotë:
Në marrëveshje, as nuk po shoh republikë e as territor, por vetëm palët Beogradi e Prishtina.
Këso marrëveshje janë bërë edhe më herët, por zgjidhje të problemit nuk ka pasur.
Për futje të KFOR-it në pikat kufitare, nuk ka pasur edhe nevojë të bisedohet në Bruksel.
Bisedime e marrëveshje teknike mund të ketë por jo edhe zgjidhje politike të problemit. E, zgjidhja më e mirë politike e problemit, bëhet vetëm me Kosovën Lindore në tavolinën e bisedimeve.