Kriza politke në Kosovë po thellohet, kam mbetur edhe 38 ditë për formimin e qeverisë ose kosovarët dalin në votim përsëri.
VV dhe LDK tani janë shumë larg arritjes së një marrëveshje, pasi që zgjedhja e Glauk Konjufcës Kryetar i Kuvendit, i ka goditur fortë marëdhëniet e tyre, pasi që kjo pozitë ishte pjesë e negociatave.
Refuzimi i Kurtit për t’u takuar me Presidentin e Kosovës Hashim Thaçi për të marr mandatin tregon se i fituesi i zgjedhejve po fiton kohë për të gjetur një mënyrë për të bindur Mustafën për një marrëveshje, gjë e cila nuk po jep shkëndija nga LDK’ja.
Sot, Vetëvendosja Albin Kurti i ka bërë ofertën e fundit Isa Mustafës, që në këmbim të kryetarit të Kuvendit, LDK’së t’i takojë një ministri më shumë.
Kështu, LDK’ja i merr gjashtë ministri, kundrejt katër sa do t’i kishte Lëvizja Vetëvendosje. Ndërsa, në ofertë parashihet që presidenti t’i takojë LDK’së, dhe në momentin e zgjedhjes së kësaj pozite, atëherë partia e Isa Mustafës t’ia kthejë një ministri VV’së, duke u barazuar 5-5 sa i përket ministrive.
Ndërsa, kutjojmë që Vjosa Osmani ka lënë të hapur mundësinë që ajo të marrë Ministrinë e Brendshme, në koalicionin LDK-VV.
Vjosa Osmani ka bërë të ditur se gjatë bisedimeve, VV i ka kërkuar partisë së saj që t’i japë Ministrinë e Brendshme, pasi sipas tyre ata janë të pakorruptuar.
“Thojshin na e marrim Ministrin e Brendshme, se jemi të pakorruptum. Jo valla nuk është ashtu. Në mandatin e qeverisë së LDK’së, BE ka thënë se Kosova e ka plotësu kriterin në luftën kundër korrupsionit dhe nuk mundet me na thënë dikush që jemi ne të korruptun”, ka thënë ajo.
Sot Vetëvendosja ka njoftuar se nuk do të ketë takim as me Presidentin për të marrë mandatin e as me Isa Mustafën për të bisedeuar për një marrëveshje të mundshme.
Në anën tjetër diplomatët perendimorë, duan qeveri gjithëpërfshirëse, por PDK’ja e bëri të qartë se dëshiron të jetë opozitë, dhe shkruan Gazeta Metro.
Diplomatët perëndimorë i kanë propozuar liderëve të partive VV-LDK qeveri të gjerë, gjithëpërfshirëse deri në tejkalimin e obligimeve rreth rinisjes së bisedimeve dhe vendimeve tjera strategjike. Nga të gjitha partitë deri tash, disponim për këtë nuk ka vetëm PDK’ja, e Kadri Veselit.
Zyrtarët e kësaj partie me çdo kusht dëshirojnë të mbesin në opozitë. Një gjë të tillë e ka bërë me dije dje edhe kryetari i kësaj partie Kadri Veseli, ku ka deklaruar se do të qëndrojnë opozitë, pasi që kështu ka vendosur populli për PDK’në.
Ai ka theksuar se nuk do të bënte koalicion me Kurtin, por se si opozitë do t’i përkrahin proceset e rëndësishme për vendin.
“Në asnjë rast nuk thash që e përkrahi Kurtin dhe VV’në, thash që do t’i përkrahim si opozitë vendimet e rëndësishme. Unë kam bërë koalicione në 2014 dhe 2017, por kurr nuk i kam prish për çështje si këto”, ka thënë ai.
Në anën tjetër nëse kjo nuk arrihet mes partive tjera politike VV-LDK- AAK -NISMA, atëherë vendi shkon në zgjedhje të jashtëzakonshme pas 40 dite që nga dita e djeshme.