Fjalë Kyçe

Martesa e Putin me Lyudmilan, e fejoi në mënyrë bizare, e braktisi në mënyrë poshtëruese

Martesa e Putin me Lyudmilan, e fejoi në mënyrë bizare, e braktisi në mënyrë poshtëruese

Njeriu për të cilën tash flet e tërë bota, e kishte fejuar në mënyrë bizare partneren e tij Lyuudmila, ndërsa edhe në mënyrë më bizare e kishte braktisur, pas një martese që kishte zgjatur 30 vjet.

Lyudmila, në një rast kishte rrëfyer se njeriu, me të cilin kishin jetuar bashkë që nga viti 1983, e kishte fejuar në mënyrë aq të çuditshme, sa që kishte menduar se në të vërtetë ai po e braktis.

“Një natë ishim duke ndenjur në shtëpi dhe ai tha: ‘Deri më tani e ke kuptuar se çfarë njeriu jam. Në përgjithësi nuk jam I lehtë. Në këto tre vjet sipas të gjitha gjasave e ke marrë vendimin vet” ka thënë Lyudmila, në një intervistë që është publikuar në kuadër të biografisë së Putin “First Person”.

Çfarë ishte Putin sipas gruas së tij të parë?

“Ka qenë vetëkritik, ka shpjeguar se është një tip i heshtur, që në disa gjëra është i ashpër dhe që di të ofendojë njerëz. Konsideronte se nuk është partner jetësor i mirë. Më tingëllonte se po i thoshte këto për ta ndërprerë lidhjen. Iu pata përgjjgjur se e kam marrë vendimin, e ai më pyeti se a jam e sigurtë për këtë. Pohova me kokë, e bindur se ky është fundi ynë, por ai më pas tha ‘nëse është kështu, atëherë dua ta dish që të dua dhe shpresoj se do të martohesh me mua” ka thënë Putin.

Lyudmila, tutje, ka rrëfyer se ka pranuar menjëherë fejesën.

“Ishte kjo një befasi për mua”

Ndarja po ashtu kishte qenë bizare.

Më 2013, Lyudmila kishte folur në mënyrë të çuditshme kur kishte folur rreth arsyeve të ndarjes, këtë e shpjegonte gjuha e saj e trupit, thoshte atë që ishte e detyruar ta thoshte.

“Po ndahemi sepse ne mezi që po shihemi ndonjëherë. Fëmijët tanë janë rritur dhe i kanë jetët e tyre. Të gjithë po i jetojnë jetët e tyre. E falënderoj Vladimir Vladimiroviqin për mbështetjen, gjithmonë do të jemi miq” kishte thënë ajo.

Putin, siç thuhej, ishte bërë i ftohtë ndaj bashkëshortes, sa që kur ajo kishte pësuar një aksident, vetëm i kishte dërguar lule në spital. Sa më shumë pushtet që kishte, aq më i ftohtë bëhej ndaj saj.

Lyudmila, pas ndarjes nga Putin, është tërhequr krejtësisht nga jeta publike, dhe për të sot fare pak dihet.

Nga martesa me Putin, ajo ka 2 vajza, ndërkohë që thuhet se më 2015, ishte martuar me një biznesmen, 21 vjet më të ri, por kjo nuk është konfirmuar asnjëherë./express