Martin Berishaj, do të jetë ambasador i Kosovës në Kroaci.
Këtë e ka bërë të ditur vetë Berishaj përmes një postimi në llogarinë e tij zyrtare në Facebook.
“Sot, në cilësinë e ambasadorit të Republikës së Kosovës në Republikën e Kroacisë, e dorëzova kopjen e letrave kredenciale te udhëheqësja e Protokollit Diplomatik në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Evropiane të Kroacisë, znj. Emilija Vučinić – Margeta.”, shkroi ai.