Fjalë Kyçe

Masa të reja për qytetarët që udhëtojnë për në Kanada

Masa të reja për qytetarët që udhëtojnë për në Kanada

Qytetarët që do të udhëtojnë drejt Kanadasë nga data 7 janar duhet të përfillin disa masa të reja të ndërmarra nga shteti kanadez për të luftuar përhapjen e koronavirusit.

Konsullata e Përgjithshme e Kosovës në Kanada ka njoftuar se secili udhëtarë mbi moshën 5-vjeçare duhet të kenë rezultatin negativ të testit COVID-19 jo më të vjetër se 72 orë.

Po ashtu sipas masave të reja qytetarët që udhëtojnë drejt Kanadasë duhet të vetizolohen për 14 ditë.

“Lusim të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës që do të udhëtojnë nga data 7 janar 2021 (e enjte) drejt Kanadasë, që të përfillin masat më të reja të ndërmarra nga shteti kanadez për të luftuar përhapjen e virusit COVID 19. Qeveria kanadeze përmes një njoftimi, informon të gjithë udhëtarët të cilët dëshirojnë të fluturojnë drejt Kanadasë se duke filluar nga data 7 janar 2021: – secili udhëtarë mbi moshën 5 vjeçare duhet të posedojë rezultatin negativ të testit anti COVID 19, jo më të vjetër se 72 orë; – secili udhëtarë, pas arritjes në Kanada duhet të vetizolohet për 14 ditë; – për planin e karantinimit (vetizolimit) udhëtarët duhet që ta përdorin aplikacionin ose webfaqen ArriveCAN ku duhet t’i japin kontaktet e tyre si dhe planin 14 ditor të karantinimit para hyrjes në Kanada”, thuhet në njoftimin e Konsullatës së Përgjithshme të Kosovës në Kanada.