Të paktën 23 njerëz janë vrarë dhe 13 të tjerë janë plagosur në një sulm në një kafene në qytetin bregdetar meksikan Koacakoalkos.
Sulmuesit dogjën ambientet, duke vrarë tetë gra dhe 15 burra.
Zyra e prokurorit të shtetit meksikan Verakrus tha se zjarri mund të jetë shkaktuar nga bombat ndezëse.
Sulmi ndodhi pothuajse saktësisht tetë vjet pasi 52 njerëz u vranë në një zjarr të shkaktuar në një kazino në Monterey, transmeton KosovaPress
Zjarri ishte shkaktuar nga anëtarët e kartelit të drogës Zetas për të detyruar pronarët e kazinosë që t’u paguanin atyre reket.