Fjalë Kyçe

Masakra në Llashticë, në mesin e viktimave edhe foshnja 3-javëshe

Masakra në Llashticë, në mesin e viktimave edhe foshnja 3-javëshe

Nehat Shabani, së bashku me bashkëshorten, Sevdijen, vizituan varrin e djalit të tyre, Lirimit të vrarë nga forcat serbe në Llashticë të Gjilanit.

Ai sot do të ishte 20-vjeçar. Nehat Shabani, babai i Lirimit, tregon ditën kur ata ishin të rrezikuar të vdisnin të gjithë, raporton KTV.

Përveç djalit të tyre, ata kanë edhe familjarë të tjerë të vrarë.

Në fshatin Llashticë, gjatë ditës së shtunë, është mbajtur tubim përkujtimor në 20- vjetorin e rënies së martirëve të këtij fshati.

Pjesë e këtij tubimi ishte kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri si dhe deputeti i AAK- së, Ahmet Isufi, të cilët vlerësuan lart kontributin e këtij fshati për lirinë e vendit.

Në fshatin Llashticë të Gjilanit, janë vrarë 26 persona nga forcat serbe në mesin e të cilëve edhe një foshnjë trejavëshe.