Fjalë Kyçe

Masat e reja hyjnë në fuqi nesër, kurse do të rivlerësohen pas dy javësh

Masat e reja hyjnë në fuqi nesër, kurse do të rivlerësohen pas dy javësh

Qeveria e Kosovës ka miratuar vendimin për masat e veçanta për mbrojtjen nga COVID-19.

Që nga dita e hënë (2 nëntor), do të hyjnë në fuqi masa të reja mbrojtëse kundër përhapjes së koronavirusit.

Kështu ka vendosur sot Qeveria e Kosovës. Pas këtij vendimi, kryeministri Avdullah Hoti, ka thënë se masat e reja të cilat do hyjnë në fuqi nga nesër, vijnë si pasojë e rritjes së rasteve të infeksionit me koronavirus.

Sipas Hotit, vendimi për masat e reja do të vlerësohet brenda dy javësh, dhe varësisht nga situata epidemiologjike, do të vlejë deri në një vendim tjetër.

Njoftimi i plotë i Hotit, pa ndërhyrje:

Duke parë trendin në rritje të rasteve me #COVID19, sidomos gjatë javës që po e lëmë, sot kemi mbajtur një mbledhje online, ku kemi vendosur masa të reja për parandalim të përhapjes së #COVID19.

Ky vendim do të vlerësohet brenda dy javësh, varësisht nga situata epidemiologjike, dhe do të vlej deri në një vendim tjetër.