Fjalë Kyçe

Masat e reja: Merret vendim për arsimin e lartë, të mesëm dhe fillor

Masat e reja: Merret vendim për arsimin e lartë, të mesëm dhe fillor

Masat e reja: Merret vendim për arsimin e lartë, të mesëm dhe fillor

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka bërë të ditur se arsimi i lartë do të kalojë i gjithi online, ndërsa ai para universitar do të rregullohet në bazë të manualit.

Kryeministri Hoti në konferencën për media ka thënë se situata me COVID-19 në vendin tonë është tepër e rëndë. Ai përmes një prezantimi me sllajd ka treguar në formë vizuele rastet që po rriten me koronavirus në vendin tonë.

Hoti ka treguar se gjatë këtyre ditëve është konsultuar me shumë akter në lidhje me këto masa që pritet të hyjnë në fuqi pasi të votohen nga qeveria.

“Masat që kemi ndërmarrë vlejnë në tërë territorin e Kosovës, në hyrje dalje në kufi, për të prezantuar testin, mënyra se si do të organizohen institucionet publike sa i përket paraqitjes së tyre në vendin e punës”, ka thënë ai.

Tutje Hoti ka treguar edhe se si do të organizohet puna në sistemin e arsimit në vend.

“Kemi vendosur që arsimi i lartë, të kaloj në sistemin online. Ndërsa ai para universitar do të rregullohet sipas manualit”, ka bërë të ditur ai.

Në këtë konferencë i pari i Qeverisë, shpalosi edhe disa vendime të tjera që hyjnë në fuqi ditën e premte.