Fjalë Kyçe

Mashtroi të dashurën e tij se kishte kancer që të mos ndaheshin, dënohet me 18 muaj burgim

Mashtroi të dashurën e tij se kishte kancer që të mos ndaheshin, dënohet me 18 muaj burgim

Gënjeu se kishte kancer vetëm që të mbante afër të dashurën e tij.

Kevin Bevis nga Sittingbourne në Kent, gënjeu se ishte diagnostikduar me kancer në stomak që e dashura e tij Karen Gregory të qëndrojë me të dhe të mos ndahen, transmeton lajmi.net.

Ai mori 20 pilula në ditë që të mbante gënjeshtrën, gjithashtu i kërkoi asaj që të shkonin në spital së bashku që ta bind atë bashkë me shoqërinë që ai kishte më të vërtetë kancer.

Por, e gjithë ajo ishte një gënjeshtër. Ai i thoshte asaj gjithmonë që të priste jashtë në mënyrë që të mos e shohë në atë gjendje.

Karen u nda nga Gregory pasi ai e sulmoi atë në mënyrë të dhunshme. Ai tani është në burgim për 18 muaj.

Gjithashtu gjykata kupto që ai kërkoi nga Karen që të bënte seks me burra të tjerë, që ajo tha se nuk dëshironte.

Pas gjithë këtyre ajo e raportoi në polici ku tani vuan 18 muaj burgim.