Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast në Lipjan të cilësuar si “materiale me përmbajtje të shfrytëzimit dhe keqpërdorimit seksual të fëmijëve”.
Rasti ka ndodhur të enjten në ora 11:00 në Lipjan, ndërsa pas hetimeve të zhvilluara lidhur me rastin, është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar.
“Lipjan / 05.12.2024 – 11:00. Pas hetimeve të zhvilluara lidhur me rastin, është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar. Në cilësi të provës materiale është sekuestruar telefoni i të dyshuarit, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.