Fjalë Kyçe

Mavraj rikthehet në Gjermani, pritet nënshkrimi me Ingolstadt

Mavraj rikthehet në Gjermani, pritet nënshkrimi me Ingolstadt

Karriera e Mërgim Mavraj nuk ka shkuar siç duhet dhe kjo nuk do shumë mend për t’u kuptuar.

Mbrojtësi shqiptar nuk ia doli të krijonte impakt te skuadra e Arisit në Greqi. Ai i dha drejtim të ardhmes së tij në fund të gushtit duke rrezikuar të mbetej pa skuadër.

U fut me vonesë në përgatitjet me skuadrën dhe nuk përmbushi pritshmëritë e klubit grek. Drejtuesit vendosën që të ishte i larguari i parë nga lista e “skarcimeve” në janar.

Telesport mëson me burime të sigurta pranë lojtarit, se 32-vjeçari nuk ka pritur që të përsëritet e njëjta situatë e vështirë si në verë dhe i ka dhënë shpejt drejtim të ardhmes së tij. Ai ka firmosur për ekipin e Ingolstadt. Ekip ky që garon në Bundesliga 2.

Një lëvizje e befasishme nga shqiptari, pasi skuadra gjermane ndodhet në vendin e fundit të ligës së dytë dhe Mavraj rrezikon shumë me këtë kalim. Skuadra e re e shqiptarit ka 10 pikë, 3 më pak se vendi i 15 që të shpëton në këtë Kategori.