Fjalë Kyçe

Mayweather aleancë me Pacquiao, ja çfarë bën për të mbështetur rivalin e vjetër

Mayweather aleancë me Pacquiao, ja çfarë bën për të mbështetur rivalin e vjetër

Boksieri amerikan Floyd Mayweather do të jetë i pranishëm në Las Vegas, në duelin që filipinasi Manny Pacquiao do të zhvillojë më 20 janar ndaj Adrien Broner, për të bërë tifo për të. Kjo është konfirmuar nga vetë Mayweather, 50 fitore e asnjë humbje në ring.

Një deklaratë e tillë ka shtuar zërat se dy boksierët mund të bien dakord për të zhvilluar revanshin në gjysmën e dytë të këtij viti.

Pas fitores që Mayweather arriti ndaj Pacquiao në maj të vitit 2015, ai ka zhvilluar edhe dy ndeshje të tjera në ring. Por ai mund të rikthehet dhe të zhvillojë revanshin e “duelit të shekullit” ndaj filipinasit, që aktualisht mban titullin kampion bote të kategorisë WBO, në peshën “welter” (63.5-66.7kg).

Mayweather shpreson që Pacquiao të fitojë duelin me Broner, në mënyrë që të ketë një stimul për t’u përballur sërish me filipinasin.

“Po, ai do të jetë në stadium për të parë duelin e Pacquiao me Broner”, tha Leonard Ellerbe, menaxheri i Mayweather. Dy boksierët u takuan rastësisht edhe pak ditë më parë, teksa ishin të dy në stadium për të parë një ndeshje të Clippers në NBA.

Ata u përshëndetën, por nuk lëshuan asnjë deklaratë. Gjithsesi, Mayweather këtë herë duket se bën tifo për mikun e tij të vjetër Pacquiao.