Fjalë Kyçe

“Mazhoranca mos bëni hajgare”, Konjufca kritikon Vetëvendosjen në Kuvend

“Mazhoranca mos bëni hajgare”, Konjufca kritikon Vetëvendosjen në Kuvend

Si edhe në shumë seanca të tjera, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca pati vërejte për deputetët.

Konjufca e ka kritikuar pozitën në Kuvend, për shkak se thanë që i kanë numrat për të kaluar projektligjet që janë sot në rend të ditës.

Kjo pasi që paraprakisht nuk pati kuroum për kalimin e tri pikave të cilat ishin në rend dite.

Të njëjtat janë riktheyr për votim, pasi pozita tha se tani nuk i kanë numrat për t’i votuar ato, transmeton lajmi.net.

“Sërish nuk kemi kuorum. Mazhoranca mos bëni hajgare. Vazhdojmë me projektligjet e tjera. Administrata më thotë që jeni vetëm 60”, tha ai.

E vërejtje të njëpasnjëshme ka shumë shpesh Konjufca, në disa raste për pozitën e në disa të tjera edhe për deputetë e opozitës