Në Francë, sezoni i futbollit tashmë ka përfunduar.
PSG është shpallur kampion i Ligue 1, Kylian Mbappe është zyrtarisht fitues i “Këpucës së Artë” atje, me 18 gola.
Kampioni në fuqi i botës shënoi të njëjtët gola si bashkatdhetari i tij, Wissam Ben Yedder, i cili, sidoqoftë, përdori më shumë penallti (3) për këtë, kundër asnjë të tille të Mbappé.
Ky i fundit e fitoi këtë çmim për të dytin sezon radhazi, falë këtij kriteri vendimtar.
Megjithatë, ish-talenti i Monaco ka bërë një propozim në rrjetet sociale: t’i jepet një çmim edhe Ben Yedder, i cili, sipas tij, meriton vlerësimin e duhur për sezonin fantastik në nivelin personal: “Faleminderit të gjithëve për mesazhet tuaja. Unë mendoj se Wissam, gjithashtu, meriton një çmim, ashtu siç u bë në Premier League vitin e kaluar, për të shpërblyer golashënuesit më të mirë…”
Referenca ka të bëjë me praktikën e ndjekur një vit më parë në Premier League, ku, për t’u shpërblyer si kryegolashënues ishin tre lojtarë: Aubameyang, Mané dhe Salah. Të tre e mbyllën kampionatin me nga 22 gola.
https://twitter.com/Ligue1Conforama/status/1258695638302121985