PSG mesa duket nuk do e lejojë sulmuesin Kylian Mbappe të kalojë te Real Madrid.
Francezi që nga fillimi i verës ishte i lidhur me Real Madridin, skuadër që ofroi 180 milionë euro, transmeton lajmi.net.
Kjo ofertë prapë se prapë duket se nuk i ka pëlqyer presidentit të PSG-së, Nasser Al-Khelaifi që konfirmoi se nuk do e lejojnë të largohet.
“Isha shumë i qartë, ishim shumë të qartë. Qëndrimi i klubit është i qartë. Nuk do ta ndryshojmë ose ta ripërsërisim”, tha ai për BeIN Sports.
Ndërkohë, Mbappe e ka bërë të qartë se nuk rinovon dhe është i hapur që të presë edhe një edicion pastaj të largohet si agjent i lirë.