Ylli i Paris Saint German, Kylian Mbappe, tash e një kohë të gjatë flitet për largim të mundshëm nga gjigandi francez.
21 vjeçari thuhet se po të transferohet në ‘Santiago Bernabeu’ tek Real Madridi.
Por, në një intervistë të dhënë së fundmi, kampioni i botës ka deklaruar se është i lumtur me Parisin dhe shpreson të luaj edhe me shumë.
“Kam luajtur tashmë 150 ndeshje me fanellën e PSG-së, është nder për mua dhe shpresoj të luaj edhe më shumë”, është shprehur Mbappe.
Kujtojmë që së fundmi për përfolur shumë që nëse Reali nuk do të transferoj francezin, atëherë qëllimi i tyre do të jetë Erling Haaland