Fjalë Kyçe

Mbappe thotë se është shumë i lumtur në PSG

Mbappe thotë se është shumë i lumtur në PSG

Sulmuesi francez, Kylian Mbappe, e ka ndihmuar skuadrën Paris Saint-Germain që të fitojë me rezultat 2:0 kundër Monacos.

Pas kësaj fitore, futbollisti 22 vjeçar ka thënë se është personi më i lumtur në klub, shkruan Goal, transmeton Klan Kosova.

Por ai nuk ka pranuar të jap komente lidhur me të ardhmen e tij në PSG, pavarësisht se shoku i tij i skuadrës Neymar e ka vazhduar kontratën në këtë klub.

“Duhet të shijosh titullin, kjo është gjëja më e rëndësishme”, tha Mbappe për France 2 kur u pyet për vitin e ardhshëm.

“Shikoni të gjithë njerëzit që janë të lumtur! Kjo është gjëja më e rëndësishme dhe unë jam djali më i lumtur”.