Fjalë Kyçe

Mbërrijnë në Kosovë edhe mbi 100 mijë vaksina të Pfizer

Mbërrijnë në Kosovë edhe mbi 100 mijë vaksina të Pfizer

Edhe mbi 106 mijë vaksina të Pfizer kanë arritur në Kosovë në kuadër të kontratës që është arritur nga qeveria e Kosovës me këtë kompani.

Këtë e ka bërë të ditur vet ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia. Ky i fundit ka thënë se ditëve në vijim pritet edhe ardhja e kontigjenteve tjera, shkruan lajmi.net.

Postimi i plotë:

Të nderuara qytetare e qytetarë, sot mbërriti edhe kontigjenti i dytë i vaksinave nga kontrata me Pfizer. 106.470 doza mbërritën sot. Ditët e javët në vazhdim priten akoma. Vaksina mbetet zgjidhja më e mirë në përballjen e sukseshme me pandeminë.